Zafa: Me rrejtë e mos me u skuq, vetëm te Kurti kam parë

Aktuale

Zafa: Me rrejtë e mos me u skuq, vetëm te Kurti kam parë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 13:07
Zafir Berisha

Zafir Berisha, anëtar i NISMA-s, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti në lidhje me rikthimin e presionit perëndimor për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Ai theksoi se Kurti ka bërë tradhti ndaj Kosovës duke pranuar Zajednicën, duke e konsideruar këtë veprim si një rrezik për çdo arritje të deritanishme.

Berisha argumentoi se fryma neojugosllave që kërcënon stabilitetin në rajon tani po shfaqet edhe në Kosovë, duke theksuar se shqiptarët nuk duhet të lejojnë që të manipulohet me të ardhmen e vendit të tyre.

Shkrimi i plotë:

Me rrejtë e mos me u skuq, vetëm te Albin kam pa!

Rikthimi i presionit perendimor ndaj Albinit për të realizuar atë që ju ka premtuar dhe që është zotuar në marrveshjen e Brukselit dhe Ohrit, është një tregues se ata nuk mundesh me i rrejtën si militantët e partisë.

Albini me pranimin e Zajednicës nuk bëri tradhti ndaj militantëve të tij, sepse ata nuk kanë tru me ditën çka është tradhtia, ai bëri tradhti ndaj Kosovës!!!

Albini duke pasur tutor Veton Surroi, po harrojnë se Kosova nuk është çiflig i tyre, për që me qitë në pazar me Vuçiqin.

Me dekada bënë përpjekje, fillimisht me JUL, pastaj në KAN, më fund në LVV, derisa erdhën në pushtet, për me rreziku çdo të arritur dhe vlerë që është bërë me shumë mund në këtë vend.

Fryma neojugosllave me orjentim pro sllavë që rrezikoi sigurinë dhe rendin kushtetues në BeH, Mal të Zi e Maqedoni, tashmë është shpërfaqur edhe në Kosovë me marrëveshjet e dëmshme Kurti-Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat