Bajrami-Muratit: Të vetmit që po manipuloni me shifra jeni ju

Aktuale

Bajrami-Muratit: Të vetmit që po manipuloni me shifra jeni ju

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 13:58
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili tha se raporti i Bankës Botërore është keqcituar, duke pretenduar se siç u shpreh Murati, ai po demanton shifrat e qeverisë.

Bajrami tha se nuk ka asnjë keqintrepretim të tillë dhe duke iu drejtuar Muratit tha se të vetmit  që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra, “jeni “.

“Hekuran, nuk ka asnjë keqintrepretim të raportit të Bankës Botërore as nga opozita as nga ”mediet e afërta me opozitën”, është thënë fjalë për fjalë ajo çka thotë raporti i Bankës Botërore: ”vetëm 37% e popullsisë në moshë punë në Kosovë punojnë” dhe sipas këtij indikatori jemi më se keqi në rajon”.

“Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2023 kemi pasë 440 448 gra dhe 237 123 burra jashtë tregut të punës të grup moshës 15 deri 64 vjet. Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër, se shifrat po ju sfidojnë me shumë se mediet e opozita.  Ju jeni peng i mashtrimeve e premtimeve të juaja”, ka shkruar Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat