Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në Facebook mbi fotografinë.
Aty shihet edhe ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli.
Ajo shkoi në SHBA për “të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë”, siç ka treguar vetë.