Osmani publikon foto nga oborri i Ambasadës së Kosovës në SHBA

Aktuale

Osmani publikon foto nga oborri i Ambasadës së Kosovës në SHBA

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 14:22
Vjosa Osmani në SHBA

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në Facebook mbi fotografinë.

Aty shihet edhe ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli.

Ajo shkoi në SHBA për “të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë”, siç ka treguar vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat