Ursula von der Leyen me vizitë në Ballkanin Perëndimor, së pari ndalet në Shqipëri

Aktuale

Ursula von der Leyen me vizitë në Ballkanin Perëndimor, së pari ndalet në Shqipëri

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 17:13
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit në Bruksel, ndalesa e radhës do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Presidentja e BE-së do të vijë në Tiranë të mërkurën, më 23 tetor, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, shkruan CNA.

Më pas, von der Leyan do të vazhdojë turin në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat