Hoti i përgjigjet Pecit: Sfidën s’e keni me mua, e keni me shifrat që tregojnë se keni dështuar

Aktuale

Hoti i përgjigjet Pecit: Sfidën s’e keni me mua, e keni me shifrat që tregojnë se keni dështuar

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 07:34
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, iu kundërpërgjigj Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, e cili përveç, siç pretendoi ai, me punë, e sfidon edhe me vota në Rahovec.

“Asnjë anëtar i qeverisë, nga kreu i qeverisë e deri tek i fundit, sfidën nuk e kanë me mua. Sfidën e kanë me shifrat që tregojnë shumë qartë dështimet e qeverisjes katërvjeçare”, shkroi Hoti në Facebok.

Faton Peci përmes një deklarim e sfidoi të maten me vota.

“Për ish-kryeministrin Avdullah Hoti, nuk e ftoj në debat televiziv por e ftoj me u përball në Rahovec se kush e sa merr vota në Rahovecin e Ratkocin e Avdullah Hotit. Besoj që qytetarët e Rahovecit e dijnë ndryshimin, e kanë përjetu qeverisjen e Avdullah Hotit si kryeministër edhe Qeverinë Kurti 2 me ministër Faton Peci.”, deklaroi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat