Balje: Ndoshta Qeveria nuk i kishte prioritet themelimin e fondeve, kishte gjëra me të rëndësishme

Aktuale

Balje: Ndoshta Qeveria nuk i kishte prioritet themelimin e fondeve, kishte gjëra me të rëndësishme

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 09:28
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, thotë se arsye se përse Qeveria Kurti nuk ka bërë themelimin e fondeve të lartëcekura, mund të jetë për shkak se ka pasur gjëra më të rëndesishme për të bërë, por që për formimin e tyre s’ka pasur iniciativë.

‘’Ndoshta nuk i kanë pas prioritet ka pas gjëra më të rëndësishme. Besoj që do të bëhet dhe këto fonde kanë hapësirë shumë me ju ndihmuar njerëzve por deri tani s’ka pas ndonjë iniciativë’’ thotë ajo.

Deputetja Balje, thotë se kush do që të jetë në mandatin e ardhshëm në krye të qeverisë pret që do të bëjë realizimin për themelimin e këtyre fondeve.

‘’ Kushdo që do të jetë mandatin e ardhshëm mendoj që duhet të realizohen këto se janë të rëndësishme për rinin dhe kanë perspektiv të mirë’’ thotë ajo.

Balje, potencon se do i përkrah realizimin e këtyre fondave nëse do të jetë deputete.

‘’Tash është vonë se jemi në fund të mandatit por nga shkurti po mundën. Do t’i përkrahu realizimin e tyre nëse jam unë deputete’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat