Presidentja Osmani takon kongresistin amerikan, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Aktuale

Presidentja Osmani takon kongresistin amerikan, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 09:36
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Neë York, ka takuar Kongresistin Ritchie Torres.

Në një postim në Facebook, shefja e shtetit tha se me Torres foli mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara.

Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat