Lekaj: Qeveria Kurti do të mbahet mend për mos punë

Aktuale

Lekaj: Qeveria Kurti do të mbahet mend për mos punë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 09:42
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-sē, Pal Lekaj, thotē se Qeveria Kurti ka lēn gjurmē nē qeverisjen kosovare, por qē sipas tij ka lēnē gjurmē pēr mos punēn e bērē.

”Qeveria Kurti është qeveria qē ka lënë gjurmë në qeverisjen e Kosovës për mos punë e mos angazhim të drejtë në qeverisjen e vendit” thotē Lekaj.

Ai thotē se Qeveria Kurti do tē mbahet mend pēr dēshtimin nē realizimin e premtimeve dhe kauzve tē saj.

”Ky pushtet do të mbahet mend edhe për dështim në realizimin e premtimeve dhe kauzave politike që i bënë para qytetarëve të Kosovës. Qeveria Kurti nuk kishte prioritet as Fondin Sovran, as Fondin Zhvillimor dhe as shtresat e ndryshme të qytetarëve të Kosovës” thotē ai.

Deputeti Lekaj, shprehet se Qeveria Kurti ka punuar pēr interesat e ngushta tē partisē dhe familjarēve tē saj.

”Qeveria punoi për interesa të ngushta të partisë dhe familjarëve e miqëve të tyre. Kosova gjendet dobët sa i përket mirëqenies së qytetarëve, institucioneve brenda dhe jashtë vendit, si dhe proceseve bazë për të ardhmen e vendit. Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe ndryshim të formës së Qeverisjes.” potencoj Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat