Kryeministri Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit

Aktuale

Kryeministri Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 09:52
Kryeministri Albin Kurti në takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar.

Në një postim në “X”, shefi i qeverisë thotë se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.

“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar Kurtii.

Në postimin e Kurtit mund t’i shihni marrëveshjet e nënshkruara dhe deklaratat e miratuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat