Rukiqi–Muratit: Ku janë këto mijëra vende pune që pretendoni se keni krijuar

Aktuale

Rukiqi–Muratit: Ku janë këto mijëra vende pune që pretendoni se keni krijuar

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 10:16
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë.

Rukiqi tha se rihapja e vendeve të punës më 2021 pas pandemisë po llogariten si vende të reja të punës nga Qeveria.

“Si po manipulon Qeveria me shifrat e punësimit? Krahasimi i gabuar me vitin 2020: Gjatë pandemisë u humbën rreth 25,000 vende pune për shkak të mbylljes së ekonomisë. Me hapjen e saj në 2021, këto vende pune u rikthyen. Por, Qeveria po i llogarit si vende të reja pune!”

Ai ka shtuar se vendet e formalizuara vetëm në vitin 2023 po raportohen si vende të reja pune.

Formalizimi i vendeve të punës: Vendet e formalizuara (rreth 4000- 5000 vende pune të formalizuara, vetëm në vitin 2023, sipas Bankës Botërore) gjithashtu po raportohen si vende të reja pune.”

Rukiqi ka thënë se para pandemisë, në vitet 2015-2019, u krijuan 66 mijë e 240 vende punë, ndërsa pas pandemisë, në vitet 2021-2023, u krijuar 42 mijë.

“Cila është e vërteta? Para pandemisë (2015-2019): U krijuan 66,240 vende pune – mesatarisht 16,560 në vit. Pas pandemisë, me këtë Qeveri ( 2021-2023): Vetëm 42,195 vende pune – mesatarisht 14,065 në vit.”

Ai ka thënë se Qeveria aktuale ka performuar më dobët se qeveritë e kaluara sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës.

“Përfundimi? Qeveria aktuale, me një buxhet prej 12 miliardë eurosh, ka performuar më dobët se qeveritë e kaluara sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës.”

Ai ka thënë se 745,000 persona në moshë pune janë të papunë dhe se nga këta, 694,000 janë jashtë tregut të punës, ndërsa vetëm 50,000 kërkojnë aktivisht punë.

“Vetëm 37%, e popullsisë në moshë punë, janë të punësuar.”

Ai e ka pyetur qeverinë se si është zvogëluar papunësia dhe se ku janë krijuar vendet e reja të punës.

“Pyetje për Qeverinë: Si është zvogëluar papunësia nga 25% në 10.9%, kur vetëm 42,195 vende pune janë shtuar? Ku janë këto mijëra vende pune të reja që pretendoni se keni krijuar, në cilin sektor, nga të cilat investime, me çka e keni ndihmuar krijimin e këtyre vendeve të punës?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat