Hapet konkursi për Kryeprokuror të Apelit, kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë disa kritere

Aktuale

Hapet konkursi për Kryeprokuror të Apelit, kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë disa kritere

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Sistemi prokurorial i Kosovës ka njoftuar se është hapur konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.

Sipas njoftimit theksohet se për emërimin e Kryeprokurorit të Apelit kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë disa kritere.

Ndër të tjerash të jetë prokuror me mandat të përhershëm si dhe të mos ketë të shqiptuara sanksione disiplinore.

Në njoftim janë dhënë detaje edhe dokumentet që duhet të dorëzojë prokurori në fjalë dhe se afati për dorëzimin e tyre është deri më 8 nëntor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat