CorrWatch e vlerëson transparent procesin e përcaktimit të tarifave të energjisë

Aktuale

CorrWatch e vlerëson transparent procesin e përcaktimit të tarifave të energjisë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 10:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” (GLPS, GAP dhe INDEP), kanë publikuar të hënën raportin “Transparenca në përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë”.

Naim Bujupi nga INDEP, ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, është treguar transparentë në përcaktimin e tarifave.

Është me rëndësi që procesi tarifor të jetë i qartë dhe transparentë, për shkak të prek interesin qytetar, prek bizneset në përgjithësi. Në dokument, transparencën e kemi vlerësuar në tri rrafshe: e para ka qenë aspekti legjislativ e dyta ka qenë se kanë qenë publike dokumentet dhe e treta ka qenë se sa palët e interesit kanë qenë të involvuara”.

Sa i përket pjesës legjislative ne e kemi vërejtur se rregullatori ka qenë në përgjithësi transparent sepse së pari ka bërë publike të gjitha ato që janë të nevojshme për përcaktimin e tarifës dha gjithashtu ka bërë publike të gjitha dokumentet relevante që kanë të bëjnë me procesin tarifor. Sa i përket vitit 2021, ZRrE ka bërë publikimin të gjitha dokumentet relevante, gjithashtu ka hapur afatet për diskutim dhe komente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat