O’Brien i shoqëruar nga Hovenieri, arrin në Qeveri për takim me Kurtin

Aktuale

O’Brien i shoqëruar nga Hovenieri, arrin në Qeveri për takim me Kurtin

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 13:11 Përditësuar në ora: 15:25 më 21.10.2024
Konfirmohet takimi O’Brien- Kurti, nis në ora 15:00

I shoqëruar nga Hovenieri, O’Brien arrin në Qeveri

Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tashmë ka arritur në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka ardhur i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ndryshe, O’Brien do të pritet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

---

Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien, dhe kryeministrit Kurti.

ZKM ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 15:00.

Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në ora 14:45.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat