I shoqëruar nga Hovenieri, O’Brien arrin në Qeveri
Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tashmë ka arritur në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka ardhur i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ndryshe, O’Brien do të pritet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
---
Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien, dhe kryeministrit Kurti.
ZKM ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 15:00.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në ora 14:45.”