Takimi Kurti-O’Brien, Qeveria jep detaje

Aktuale

Takimi Kurti-O’Brien, Qeveria jep detaje

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 13:14 Përditësuar në ora: 19:48 më 21.10.2024
Foto nga takimi

Takimi Kurti-O’Brien, Qeveria jep detaje

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur përmbajtjen e bisedës në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ndihmës sekretarit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, të cilët u takuan të hënën pasdite në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Në takimin që zgjati gati tre orë, në komunikatë thuhet se në këtë takim është folur për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve për fushat në të cilat mund të thellohet bashkëpunimi.

“Ky takim u zhvillua diç më pak se një muaj nga takimi i fundit që patën në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përgjatë bashkëbisedimit në kryeministri diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe për bashkëpunimin e afërt në fushën e energjisë, ekonomisë, financave dhe sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet po ashtu se një javë pas Samitit të Procesit të Berlinit, u vlerësua angazhimi, marrëveshja e nënshkruar dhe deklaratat e miratuara që e bënë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit një përvjetor të suksesshëm në avancimin dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal drejt integrimit evropian.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti në takim ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi. Ndërkaq, përkrah Ndihmës Sekretarit O'Brien ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Pas dy orë e gjysmë përfundon takimi Kurti – O’Brien

Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Ndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Takimi u mbajt për dy orë e gjysmë në ndërtesën e Qeverisë.

Palët pas takimit nuk janë deklaruar për media.

I shoqëruar nga Hovenieri, O’Brien arrin në Qeveri

Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tashmë ka arritur në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka ardhur i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ndryshe, O’Brien do të pritet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

---

Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien, dhe kryeministrit Kurti.

ZKM ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 15:00.

Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në ora 14:45.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat