Abrashi: Prokuroria Speciale e vegël e opozitës

Aktuale

Abrashi: Prokuroria Speciale e vegël e opozitës

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 16:53
Artan Abrashi

Deputeti i partisë në pushtet, Artan Abrashi ka thënë se Prokuroria Speciale është e kapur nga opozita.

Këtë Abrashi e tha pas një deklarate të deputeti, Daut Haradinaj i cili u shpreh se tre ministra të Qeverisë Kurtit pritët të arrestohen.

Vetëm pas këtij deklarimi, deputet i LVV tha se kanë nisur raportimet për nisje të hetimit ndaj Liburn Aliut.

“Prokuroria speciale çdo ditë e më shumë po i ridëshmon dy gjëra: që është e kapur dhe vegël e opozitës. Vetëm disa ditë pas paralajmërimeve nga deputetë opozitarë se disa ministra po hetohen, fillojnë raportimet për hetimet ndaj ministrit Aliu”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij opozita po i reziston reformës.

“Prokuroria po i reziston vettingut. Kjo bashkë pazaret e favoret nga e kaluara i ka bërë bashkë në një ekip, all-in kundër LV-së, por edhe kundër vullnetit të qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat