Rron Gjinovci pas arrestimit të Ilir Metës: A ka ardhur koha edhe Kosova me t’iu hi do ish-ave?

Aktuale

Rron Gjinovci pas arrestimit të Ilir Metës: A ka ardhur koha edhe Kosova me t’iu hi do ish-ave?

Nga: M.L. Më: 21 tetor 2024 Në ora: 17:55
Rron Gjinovci

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir meta është arrestuar me urdhër të SPAK.

Ish-presidenti akuzohet për tre raste korrupsioni dhe mosdeklarim të pasurisë.

E arrestimin e Metës, sikurse edhe mbajtjen nën arrest shtëpiak të ish-kryeministrit Sali Berisha, publicisti Rron Gjinovci po i vlerëson si faktorë që ia hapën Shqipërisë negociatat për anëtarësim në BE.

Duke rikujtuar edhe arrestimin e ish kryeministrit të Kroacisë, Gjinovci pyeti nëse ka ardhur koha që edhe Kosova të bëjë anëtarësime të ngjashme, në mënyrë që t’i hapet rruga drejt integrimeve evropiane dhe anëtarësimit në NATO.

“Shqipnia e pat arrestu (me arrest shtëpiak) ish kryeministrin Berisha (ndërsa sot ish presidentin Ilir Meta), dhe si rrjedhojë avancoi drejt BE-së me hapje të negociatave për anëtarësim. Kroacia e pat arrestu ish kryeministrin dhe pat hy në BE. A ka ardhë koha edhe Kosova me t'ju hi do ish-ave e të avancojmë edhe na drejt BE-se dhe NATO-s?”, shkroi Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat