U raportua se po hetohet për rastin e ambalazhuesve, reagon ministri Aliu

Aktuale

U raportua se po hetohet për rastin e ambalazhuesve, reagon ministri Aliu

Nga: A.SH Më: 21 tetor 2024 Në ora: 19:04
Liburn Aliu

Në media është raportuar se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve.

Pas këtij raportimi ka reaguar vet ministri Liburn Aliu.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë njëftim zyrtar në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se për të autoriteti më i lartë është ligji.

Reagimi i plotë i Aliut:

Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat