Haziri për O’Brien: Një prej njerëzve që shpëtoi popullin e Kosovës

Aktuale

Haziri për O’Brien: Një prej njerëzve që shpëtoi popullin e Kosovës

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 21:58
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka qëndruar këtë të hënë për vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast ka zhvilluar takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri teksa fliste në emisionin Politiko për ndihmës sektretarin amerikan e cilësoi atë si njeri të butë në pozita të rëndësishme diplomatike amerikane.

“Pesha e tij është jashtëzakonisht e madhe, O’Brien ndihmës sekretar sot ka qenë në pozita në diplomacinë amerikane jashtëzakonisht të rëndësishme. Njihet për urtësinë e tij, veprimet diplomatike të buta por me butësinë e tij z.O’Brien Jugosllavinë e ka bombardu për 78 ditë pas një lufte 10 vjeçare që të drejtat e shqiptarëve të Kosovës nuk mund të dhunohen në mënyrën se si janë dhunuar atë herë”, deklaroi Haziri.

Tutje, ai foli edhe për lidhjen e O’Brien me popullin e Kosovës.

“Edhe deputetja e përmendi, raportin me popullin e Kosovës nuk i harron asnjëherë sepse këto raporte i ka ndërtuar në shpëtimin kolektiv, ai është një prej njerëzve qe e ka shpëtu kolektivisht Kosovën”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat