Dy të vdekurit në autostradë ndodheshin në automjetin me targa të Bosnjës

Aktuale

Dy të vdekurit në autostradë ndodheshin në automjetin me targa të Bosnjës

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Është konfirmuar vdekja e dy personave në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy vetura njëra me targa të huaja dhe një kamion.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë, se dy të vdekurit janë personat që gjendeshin në veturën me targa të huaja, përkatësisht nga Bosnja dhe janë të moshë së re.

“Dy persona kanë vdekur në kryesisht të moshës së re në aksidentin ku janë përfshirë dy automjete njëra me targat e huaja dhe një kamion.

Dy të vdekurit ndodheshin në automjetin me traga nga Bosnja. Po ashtu dy persona janë lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat