Haki Abazi për Kurtin: O’Brien i tregoi se në çfarë humnere ndodhet!

Aktuale

Haki Abazi për Kurtin: O’Brien i tregoi se në çfarë humnere ndodhet!

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2024 Në ora: 00:07
Haki Abazi

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, vizitën e James O’Brien e sheh si një sinjal të dëmshëm për Kurtin.

Sipas tij, nënsekretari amerikan i tregoi sot Kurtit se ndodhte në humnerë.

“Marrëveshjet që ka pranuar në Bruksel dhe Ohër me dorën e vet!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Për Kurtin nuk besonin e doli zhveshur që e futi Kosovën në grackë kundrejtë gjithë partnerëve, sot O’Brien i ka tregu se në çfarë humnere ndodhet!

Marrëveshjet që ka pranuar në Bruksel dhe Ohër me dorën e vet!

Nga paranoja e suksesit të tjerëve ka përdorur mashën e tij dhe i ka zgjatur dorën Radojçiçit për ndihmë. Zdravo Brate është krejt çka ka ndodhë në këtë përpjekje, Vuçiç e ka futur në grackën dhe lojën e tij dhe e ka izoluar jashtë duke e lënë të luaj me lodrat e tij!

Për Kusarin e pamë se deri ku shkon paturpësia, luftë e copë me shqiptarët e Brate me Listën Srpska. Për pushtet e pozitë ta shesin edhe gjakun edhe Gjakovën edhe në fund shkojnë e ulen në sofrën e të pagjeturve!

Për Dejonën e kuptuat, katër vite me vesh në dorë e me dredhje të kapelave! Një neokomuniste me element neofashist, po të kishin pushtet para 40 viteve edhe do të pushkatonin njerëz në emër të popullit!

Tani, Liburni që kaloi ligje për legalizim të objekteve pa leje duke e ngarkuar qytetarin me kostot e legalizimit, në fjalimin tim në Kuvend kam folur për birrat e Liburnit në villat e Kashtanjevës dhe tastaturat e thyera te kompjuterëve në shenjë revolte për dëshmitë e korrupsionit në të gjitha aspektet e kontrollit dhe menaxhimit të Minstrisë së Liburnit. Natyrisht që korrupsioni brina nuk ka.

Korrupsion, keqmenaxhim, urrejtje, ndarje, bindje komunsite sllave, nënshtrim të popullit me sadaka, ngritje të tatimit për asetet e sektorit privat, 200 mijë të rinjë të larguar nga vendi, vendi më i varfër në Evropë, asnjë projekt madhor i përfunduar për katër vite! Asnjë, por mbi 60 milion euro shpenzime për udhëtime dhe reprezentacion dhe ushqime e kontrata për shërbime të brendshme nëpër ministri!

Natën e mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat