Deputeti gjerman ultimatum Serbisë: Nëse dëshiron BE-në, duhet ta njohë Kosovën

Aktuale

Deputeti gjerman ultimatum Serbisë: Nëse dëshiron BE-në, duhet ta njohë Kosovën

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 09:29
Thomas Hacker

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker e cilëson procesin e Berlinit një sukses të madh, teksa falënderoi Kosovën që zhbllokoi marrëveshjen e CEFTA-s.

Sa i përket dialogut, Hacker vlerësoi në një intervistë për A2 CNN, se duhet një qasje e re dhe se Lajçak nuk ka qenë i drejtë.

Sipas tij, masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen menjëherë.

Duke kritikuar ato që i sheh si veprime jo demokratike e të dëmshme të Serbisë, deputeti gjerman thotë se për të hyrë në BE, vendi duhet ta njohë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat