Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

Aktuale

Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 11:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ka pasur biseda të rëndësishme.

Nëpërmjet një postimi në “X” ku Hovenier ndau edhe fotografi të takimit të djeshëm, tha se gjatë takimit u fol për rritjen e paqes dhe prosperitetit, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie.

Faleminderit Ndihmës Sekretarit Amerikan, O’Brien, për vizitën e tij në Kosovë.

Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, shkroi ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat