Pensionistët që kontribuuan pas luftës, përfundojnë me pensionin e moshës

Aktuale

Pensionistët që kontribuuan pas luftës, përfundojnë me pensionin e moshës

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Pensionistët që kanë kontribuuar vetëm pas luftës në Kosovë, aktualisht, mbështeten në fondet që i kanë kursyer në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Pasi t’i shpenzojnë ato – qoftë për dy, tre apo katër vjet – ata mbeten me vetëm pensionin e moshës, i cili tani është 120 euro.

Kjo vlen për të gjithë pensionistët që karrierën e tyre e kanë zhvilluar pas luftës më 1999 – pavarësisht formimit të tyre arsimor.

Në mesin e tyre është edhe historiani Xhafer Osmani nga Prishtina.

Ai është pensionuar në maj të këtij viti, pasi ka mbushur 65 vjet.

Nga viti 1999 ka punuar vazhdimisht si arsimtar i lëndës së Historisë.

“Unë marr pensionin e moshës 120 euro dhe 200 euro nga kursimet e mia në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Këto 200 euro janë para të mia, që janë ndarë nga paga”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, çdo person që arrin moshën 65-vjeçare, ka të drejtë për pensionin bazik apo të moshës, i cili paguhet nga buxheti i shtetit, pavarësisht kontributeve të tij.

Ndërsa, në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që njihet edhe si Trust, punonjësi dhe punëdhënësi kontribuojnë me nga 5 për qind të pagës së punonjësit, apo në total 10 për qind.

Në vitin 2003, për shembull, paga mesatare në administratën publike ka qenë 167 euro, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – çfarë do të thotë se në Trust janë ndarë 16 euro në muaj.

Me kalimin e viteve kjo ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat