Murati udhëton për në SHBA, do të marrë pjesë në takimet vjetore të FMN’së dhe Bankës Botërore

Aktuale

Murati udhëton për në SHBA, do të marrë pjesë në takimet vjetore të FMN’së dhe Bankës Botërore

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 11:12
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria njofton se ai do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Uashington DC.

Po ashtu ai pritet të takojë edhe përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i BB’së dhe FMN’së.

“Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota. Gjatë qëndrimit në Ëashington DC, Ministri Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat