Gazetari Lirimi Mehmetaj ka bërë një deklaratë të rëndë në një emision televiziv, ku tha se “kush e mbron Albin Kurtin, është me Serbinë”.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër anëtari i Kryesisë së partisë “Guxo”, Luan Gacaferi.
Ai në një postim në Facebook, u shpreh se askush nuk e mbron më shumë Kurtin, se vetë gazetari Mehmetaj.
Madje, Gacaferi e quajti edhe legen Mehmetajn, duke e paralajmëruar se nga 50 përqind, do e dërgojë Kurtin në 80 përqind, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Lirim Mehmetaj: “Kush e mbron Albin Kurtin, është me Serbinë”
Unë nuk njoh kë mbi këtë tokë qe e mbron më shumë se ti, Albinin!
Dhe siç do thoshte Fadil Geci në gjykatën e Hagës: Tipave si ty duhet vërtetë duhet t’iu bëhet ADN-ja për me kqyr a janë shqiptarë!
Të tjerët legena si ti, e quan Albinin nga 26% në mbi 50%, kurse ti o legen, nga 50% do e dërgosh Albinin në 80%!