Ish-ushtari i UÇK-së, sot dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, Fadil Geci, deklaroi se gjatë kohës së okupimit kur në Drenicë ishin në luftë, Jakup Krasniqi bënte “luftë” në Prishtinë për ta marrë LDK-në.
“Neve thjesht na komunikonte në telefon dhe na thoshte ‘Zoti ju ndihmoftë’.
Kur në Drenicë është luftuar, Jakup Krasniqi në Prishtinë ka bërë aktivitete se si ta merrte LDK-në”.
Kështu tha mes tjerash Geci në bankën e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale në Hagë.