Musliu-Shoshi vizitoi Onkologjinë e Fëmijëve: Detyrimisht duhet të sigurohet qasja në mësim e këtyre fëmijëve

Aktuale

Musliu-Shoshi vizitoi Onkologjinë e Fëmijëve: Detyrimisht duhet të sigurohet qasja në mësim e këtyre fëmijëve

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 14:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka vizituar Repartin e Onkologjisë së Fëijëve në Kosovë.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi, ka thëë se trajtimi i fëmijëve me kancer në Kosovë përballet me sfisda të mëdha emocionale për fëmijët, familjet dhe stafin mjekësor.

Tutje ajo shkruajti se për shkak që fëmijët përjetojnë frikë ankt dhe izolim social duhet detyrimisht të sigurohet qasja në mësim të këtyre fëmijëve.

Postimi i plotë i saj:

Sot në kuadër të punës së Komisionit për të Drejta të Njeriut vizituam Repartin e Onkologjisë së Fëmijëve në Kosovë që është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Trajtimi i fëmijëve me kancer në Kosovë përballet me sfida të mëdha emocionale për fëmijët, familjet dhe stafin mjekësor.

Fëmijët shpesh përjetojnë frikë, ankth dhe izolim social për shkak të trajtimeve të vështira dhe periudhave të gjata në spital. Për shkak të trajtimit të nevojshem fëmijët kanë mungesë në kontaktin me miqtë, shkollën dhe rutinën e përditshme! Prandaj, detyrimisht DUHET të sigurohet qasja në mësim e këtyre fëmijëve!

Familjet po ashtu përballen me stres të madh emocional dhe financiar, duke përjetuar pasiguri për të ardhmen e fëmijës së tyre dhe mungesë të mbështetjes psikologjike. Ndërkohë, stafi mjekësor përballet me lodhje emocionale dhe frustrim për shkak të kufizimeve në burime dhe infrastrukturë, që shpesh pengojnë ofrimin e kujdesit të nevojshëm.

Prandaj, është e nevojshme dhe prioritet që nga shteti të sigurohen psikolog dhe terapi të nevojshme e të veçanta për fëmijët dhe të mos mbesim në lëmoshë nga organizata e shoqata për sigurim të terapive për fëmijët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat