Sveçla përgëzon Policinë për sekuestrimin e mbi 10 kg kokaine

Aktuale

Sveçla përgëzon Policinë për sekuestrimin e mbi 10 kg kokaine

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 16:04
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzua Policinë e Kosovës për aksionin e që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë eurosh.

Sveçla, në një postim në Facebook, ka shkruar se aktiviteti policor për luftimin e krimit do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale”, ka shkruar Sveçla, duke  theksuar se aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarësisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren në koordinim me institucionet kompetente, të hënën në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat