Dalin rezultatet e testimit fizik për kandidatët që duan të bëhen ushtarë të Kosovës

Aktuale

Dalin rezultatet e testimit fizik për kandidatët që duan të bëhen ushtarë të Kosovës

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 18:10
FSK

Sot kandidatët që kanë aplikuar për t’u bërë ushtarë të Kosovës, janë në nënshtruar testit fizik.

Në ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim lidhur me rezultatet e këtij testimi.

Ministria po ashtu i ka bërë publike rezultatet.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv për rezultatet e testit fizik të datës 22.10.2024. Njoftimin mund ta gjeni në këtë link 1DD4CD36-AC03-4E2C-A386-7CF3777306E0.pdf (rks-gov.net)”, thuhet në këtë njoftim.

Nga 9 shtatori deri më 8 tetor ka qenë i hapur konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat