Geci: Ramush Haradinaj i vetmi që e ka shpëtuar pa e ndarë Kosovën, të tjerët kanë pasur mision me Vuçiqin

Aktuale

Geci: Ramush Haradinaj i vetmi që e ka shpëtuar pa e ndarë Kosovën, të tjerët kanë pasur mision me Vuçiqin

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 18:52
Fadil Geci

Dëshmitari Fadil Geci, i cili ka dëshmuar për dy ditë më radhë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka thënë se ish-komandanti i Zonës Operative të Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, e ka shpëtuar pa e ndarë Kosovës, ndërsa “të tjerët e kanë pasur misionit së bashku me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq”.

Geci ka bërë me gisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e akuzuar se ka “pasur mision prej gjentelmeni që së bashku me Vuçiqin për ta ndarë Kosovën”.

Teksa ka folur për rrahjen e famshme në nëntorit të vitit 2006 në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, Geci ka thënë se vëllai i tij, Gani Geci i ka lutur të pranishmit të mos e ndajnë LDK-në.

“E ka shkatërruar LDK-në në këtë formë Fatmir Sejdiu që do të merr përgjegjësinë historike se ka pas marrëveshje me këta që vet me u bo kryetar e vet me i marrë përsipër të gjitha edhe e shkatërruar LDK-në. Në marrëveshje me Hashim Thaçin edhe i kanë bërë bizneset se çka me ba e ku me shku… edhe lutja e Ganiut, lutja jonë, mos bëni kështu, mani, mos e ndani përgjysmë LDK-në se është në dëm të popullit të përgjithshëm, edhe u pa që ka qenë në dëm”, ka thënë Geci, teksa ka hedhur akuza edhe në drejtim të ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

“Si President ka bërë gabime, ka shkelë kushtetutën dhe Gjykata jonë, jo Gjykata jonë, por Gjykata atje duhet me marrë masa për shkelje të Kushtetutës, ka bërë negociata me nda Kosovën. E falënderoj Ramush Haradinajn i cili është i vetmi që ka shpëtuar pa e ndarë Kosovën, këta të tjerët ka pasur marrëveshje gjentelmene me Vuqiçin me nda Kosovën e ai person është ky (Thaçi). Kemi argumente edhe Gjykata jonë do të merret me këtë punë. Prandaj personi kryesor brenda LDK-së është Fatmir Sejdiu me Sabri Hamitin në marrëveshje me këta kanë përçarë e kanë nda LDK-në në dy copësh për me ja arrit qëllimit me i ba punët e veta”, u shpreh Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat