Qalaj: Është e papranueshme që ushtarët të kenë probleme të ushqimit

Aktuale

Qalaj: Është e papranueshme që ushtarët të kenë probleme të ushqimit

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 19:14
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-se, Rashit Qalaj, ka thënë se Kosova ka mundësi që të mos ketë probleme me furnizimin me ushqim dhe me veshmbathje të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai është shprehur se Kosova nuk ka para të blejë aeroplanë siç blen, sipas tij, Serbia, por shton se për tjera gjëra vendi ka para.

“Për mua unë e vlerësoj çdo investim që bëhet në çdo institucion, edhe në ato të sigurisë. Çdo armatim që është blerë pavarësisht kush e ka porositur më herët, çështja e Javelin, e dimë që ish-ministri i AAK-së që ka qenë në atë kohë i ka porositur, por nuk është më rëndësi”, ka thënë Qalaj.

“Me rëndësi është që t’i kemi të pajisur ushtarët tanë, FSK-në, me pajisje dhe armatim adekuat të kohës. Por është e papranueshme që cilado qeveri koftë, kjo aktuale apo ajo që vjen nesër, e papranueshme që ushtarët tanë të kenë probleme me elementare të ushqimit, të kenë probleme elementare të çizmeve e të uniformave, kjo nuk duhet të ndodhë në institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Ne ndoshta nuk kemi para të blejmë aeroplanë siç po bënë armiku që e kemi andej kufirit, por të gjithë gjërat tjera kemi mjaftueshëm, por kurrë nuk ka qenë në pyetje çështja e veshmbathjes e ushqimit, po jetojmë ku po jetojmë e po e shihni”, është shprehur Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat