Avokati Vertopi për reagimet ndaj Prokurorisë Speciale: Secilën deklaratë duhet trajtuar veç e veç

Aktuale

Avokati Vertopi për reagimet ndaj Prokurorisë Speciale: Secilën deklaratë duhet trajtuar veç e veç

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 19:16
Florin Vertopi

Avokati i njohur, Florin Vertopi, kushtuar reagimeve ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës, tha se kjo çështje kërkon kujdes të shquar , andaj secila deklaratë duhet trajtuar një nga një.

“Është shumë problematike nëse në mënyrë gjenerale e trajtojmë një çështje dhe thojmë se ka ndërhyrje. Secilën deklaratë duhet trajuar veç e veç. Ta zëmë ministrin Aliu, ka pasur akuzë të ngritur edhe më herët, e në at rast unë e kam mbrojtur një tjetër. Duhet ta dini që as këta në Prokurori e as në Gjykatë, e as në të ardhmen nuk kanë me qenë imun ndaj kritikave publike” deklaroi Vertopi.

Sipas avokatit, edhe hetimet ndaj minstrit Aliu janë të bazuar në ligjin për PS-në.

“Edhe në botën perëndimore ndodhin këto,nuk është e mirë me u marr me analiza dikush prej politikës, PS funksionon në bazë të ligjit për PS-në. kur ka dyshim të arsyeshëm është e drejtë e tij me nxjerr vendim për fillimin e hetimeve.Liburn Aiu, ministri hetohet në bazë të ligjit për PS, mirëpo nuk do të thotë se vetëm pse është marr vendim për fillim hetimesh, ta shpallim fajtor në start”, shtoi ai mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat