Osmani takon ambasadorin Wood, flasin për sukseset e Kosovës dhe rëndësinë e paqes dhe sigurisë

Aktuale

Osmani takon ambasadorin Wood, flasin për sukseset e Kosovës dhe rëndësinë e paqes dhe sigurisë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 19:40
Robert Wood, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka shkruar se janë takuar në Selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara.

Osmani dhe Wood kishin diskutim përmbajtësor për sukseset e Kosovës.

“Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat