Lumir Abdixhiku viziton Vushtrrinë, përafron Xhafer Tahirin me Rrezarta Krasniqin

Aktuale

Lumir Abdixhiku viziton Vushtrrinë, përafron Xhafer Tahirin me Rrezarta Krasniqin

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 20:49
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në Vushtrri, ku është pritur nga qytetarë dhe anëtarë të partisë.

Ajo çka spikati më shumë gjatë kësaj vizitës së Abdixhikut, ishte fakti se aty pranë njëri-tjetriti ishin edhe kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri dhe deputetja nga Vushtrria në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Burimenga LDK-ja e Vushtrrisë tregojnë se Xhafer Tahiri e Rrezarta Krasniqi nuk kanë pasur raporte të afërta prej vitesh, pasi që secili ishte mundur të ishte dominues në degën e Vushtrri, "garë" të cilën vazhdimisht e ka fituar Tahiri në raport me Krasniqin.

Në takime e sotme, Abdixhiku theksoi se familjet kosovare meritojnë arsim të mirë, shëndetësi moderne dhe projekte kapitale të rëndësishme, ndërsa premtoi vende pune dhe paga dinjitoze për qytetarët. Ai u shpreh se ka një pritshmëri të lartë për ndryshim dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij janë të angazhuar për këtë vizion.

Vizita u karakterizua nga entuziazmi i pjesëmarrësve dhe fryma e bashkëpunimit, me Abdixhikun që nënvizoi angazhimin e tij për përkujdesje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat