Fytyra e BE-së në Kosovë: “Hat tricku” estonez e nervozon Vuçiqin

Aktuale

Fytyra e BE-së në Kosovë: “Hat tricku” estonez e nervozon Vuçiqin

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 21:02
Riho Terras

Në shtetin e tij Estoni, Riho Terras ka qenë mes tjerash edhe gjeneral i ushtrisë, kurse tash e katër vjet, ai është deputet estonez në Parlamentin Evropian.

Është pikërisht Terras, që vjen nga radhët e grupit më të madh të parlamentar në PE, ai i Partisë Popullore Evropiane (PPE), ai që pritet të emërohet raportues në PE për Republikën e Kosovës.

Marrja e këtij posti nga ish-ushtaraku i shndërruar në politikan, shënon një element të rëndësishëm për Kosovën.

Ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, deri në fund të këtij viti do të emërohet për shefe të re të diplomacisë evropiane.

Kurse diplomati nga ky shtet i ish-bllokut sovjetik, që kufizohet edhe me Rusinë, Aivo Orav, nga 1 shtatori, është përfaqësues special i BE-së në Kosovë.

Gjithë këto emra estonezësh, për pozita të larta në BE dhe PE, kanë alarmuar presidentin e Serbisë. Ai shtoi se “morën porosinë serioze” nga Parlamenti Evropian.

Eurodeputeti nga Kroacia, Tonino Picula, është zgjedhur raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian. Në legjislaturën e kaluar pesëvjeçare të PE-së, raportuese për Kosovën ishte politikania gjermane, Viola Von Crammon.

Përmes raporteve që i bëjnë të zgjedhurit e PE-së, e vlerësojnë përparimin e shteteve që duan të anëtarësohen në BE, në procesin e reformave dhe përmbushjes së kritereve për integrim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat