PDK për tre muaj shpenzoi mbi 160 mijë euro, 49 mijë për mallra dhe shërbime

Aktuale

PDK për tre muaj shpenzoi mbi 160 mijë euro, 49 mijë për mallra dhe shërbime

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin e shpenzimeve për tremujorin e fundit, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës, për korrik, gusht dhe shtator ka shpenzuar 160 mijë e 137 euro.

Shpenzimet më të mëdha, PDK-ja i pati për paga, ku në korrik, për paga i dha 50 mijë e 73 euro, në gusht 50 mijë e 660 euro, ndërsa në shtator veç 6 mijë e 696 euro, apo në total 107 mijë e 430 euro.

Për tre muaj, PDK-së i shkuan 49 mijë e 444 euro në kategorinë “mallra dhe shërbime”, ku 22 mijë e 840 euro për këtë kategori i dha në korrik, 9 mijë e 930 në gusht, kurse 16 mijë e 673 në shtator.

Ndërsa, për shpenzime të udhëtimit, PDK i dha për tre muaj 5 mijë e 390 euro, ku 2 mijë e 990 ishin shpenzime për udhëtim jashtë vendit në korrik, ndërsa në shtator ishin 400 euro shpenzime për udhëtim brenda vendit e 2 mijë për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit.

Për “shërbime të tjera kontraktuese”, PDK-ja për korrik i dha 14 mijë e 904 euro, në gusht 6 mijë e 577 euro dhe 5 mijë e 20 euro në shtator, apo në total plot 26 mijë e 501 euro.

Kurse, shpenzimet e qirasë, për tre muaj PDK-së i kushtuan 5 mijë e 892 euro, ku 427 euro ishin pagesat e qirasë për ndërtesa në korrik, 425 euro i kushtoi e njëjta kategori në gusht, kurse në shtator 5 mijë e 129 euro.

Për dreka zyrtare, PDK-ja gjatë korrikut pagoi 2 mijë e 48 euro, në gusht 799 euro ndërsa në shtator 88 euro, apo në total 2 mijë e 935 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat