Dritero Arifi ,njohës i çështjeve të politikës është deklaruar për vizitën e James O’Brien në Kosovë dhe ka thënë e kjo vizitë thekson angazhimin e palëkundur të SHBA-së për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.
Sipas Arifit O’Brien përcolli mesazhin se çdo qeveri, aktuale apo të ardhshme, është e detyruar t’i zbatojë këto marrëveshje.
‘’ Vizita e djeshme e James O’Brien në Kosovë e dëshmoi edhe një herë vendosmërinë dhe qëndrimin e palëkundur amerikan që marrëveshjet e nënshkruara dhe të zotuara këto të fundit në Bruksel janë obligative për cilëndo qeveri që është apo që do të vijë në pushtet , pra është i pa shmangshëm zbatimi i këtyre marrëveshjeve ky është mesazhi kryesor që e dhanë SHBA-të dje në takimin me kryeministrin e Kosovës’’, tha Arifi.
Ai theksoi se Kosova nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e zotëron dhe se zbatimi i marrëveshjeve do të lidhet me integrimin e saj në struktura euro-atlantike, me mbështetje nga SHBA-të.
‘’Po ashtu një ndër porositë kryesore është që Kosova nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e ka nëse nuk merret seriozisht zbatimi i marrëveshjeve pra me zbatimin e marrëveshjeve do të koordinohet edhe integrimi i Kosovës në strukturat Euro Atlantike me ndihmën e SHBA-ve’’, tha Arifi.
Arifi gjithashtu theksoi rëndësinë e dërgimit të draftit të Asociacionit në Kushtetuese për një opinion ligjor, duke e cilësuar këtë hap si të nevojshëm për të siguruar një koordinim më të mirë me SHBA-të dhe për të avancuar procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Ai nënvizoi se vetëm me ndihmën e SHBA-ve do të mund të arrihen objektivat strategjike të vendit.
‘’ Deklarata e O’Brien për dërgimin e Asosacionit në Kushtetuese si zotim bazë e dëshmon edhe një herë që Kosova pra qeveria e Kosovës si obligim e ka dërgimin e draft Asosacionit në Kushtetuese për opinion ligjor dhe mandej të gjitha procedurat tjera do të rrjedhin shumë më qetë dhe ky është është koordinimi thelbësor e përmbajtësor që do ta ketë qeveria e Kosovës me SHBA-të në të ardhmen dhe dërgimi i këtij draft statuti i hap rrugën Kosovës në integrimin në strukturat euro-atlantike sepse vetëm me ndihmën e SHBA-ve mund të arrihen objektivat tona strategjike’’, përfundoi Arifi.