Dritëro Arifi: Kosova nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e ka nëse nuk merret seriozisht zbatimi i marrëveshjeve

Aktuale

Dritëro Arifi: Kosova nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e ka nëse nuk merret seriozisht zbatimi i marrëveshjeve

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 22:06
Dritero Arifi

Dritero Arifi ,njohës i çështjeve të politikës është deklaruar për vizitën e James O’Brien në Kosovë dhe ka thënë e kjo vizitë  thekson angazhimin e palëkundur të SHBA-së për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Sipas Arifit  O’Brien përcolli mesazhin se çdo qeveri, aktuale apo të ardhshme, është e detyruar t’i zbatojë këto marrëveshje.

‘’ Vizita e djeshme e James O’Brien  në Kosovë e dëshmoi edhe një herë vendosmërinë dhe qëndrimin e palëkundur amerikan që marrëveshjet e nënshkruara dhe të zotuara këto të fundit në Bruksel janë obligative për cilëndo qeveri që është apo që do të vijë në pushtet , pra është i pa shmangshëm zbatimi i këtyre marrëveshjeve ky është mesazhi kryesor që e dhanë SHBA-të dje në takimin me kryeministrin e Kosovës’’, tha Arifi.

Ai theksoi se Kosova  nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e zotëron  dhe se zbatimi i marrëveshjeve do të lidhet me integrimin e saj në struktura euro-atlantike, me mbështetje nga SHBA-të.

‘’Po ashtu një ndër porositë kryesore është që Kosova nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e ka nëse nuk merret seriozisht zbatimi i marrëveshjeve pra me zbatimin e marrëveshjeve do të koordinohet edhe integrimi i Kosovës në strukturat Euro  Atlantike me ndihmën e SHBA-ve’’, tha Arifi.

Arifi gjithashtu theksoi rëndësinë e dërgimit të draftit të Asociacionit në Kushtetuese për një opinion ligjor, duke e cilësuar këtë hap si të nevojshëm për të siguruar një koordinim më të mirë me SHBA-të dhe për të avancuar procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Ai nënvizoi se vetëm me ndihmën e SHBA-ve do të mund të arrihen objektivat strategjike të vendit.

‘’ Deklarata e O’Brien për dërgimin e Asosacionit në Kushtetuese si zotim bazë e dëshmon edhe një herë që Kosova  pra qeveria e Kosovës si  obligim e ka dërgimin e draft Asosacionit në Kushtetuese për opinion ligjor dhe mandej të gjitha procedurat tjera do të rrjedhin shumë më qetë dhe ky është  është koordinimi thelbësor e përmbajtësor që do ta ketë qeveria e Kosovës me SHBA-të në të ardhmen dhe dërgimi i këtij draft statuti i hap rrugën Kosovës në integrimin në strukturat euro-atlantike sepse vetëm me ndihmën e SHBA-ve mund të arrihen objektivat tona strategjike’’, përfundoi Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat