Raportin mes shtetit të Kosovës dhe SHBA-ve, sipas analistes Fatime Hajdarit e tregoi më së miri O’Brien dje kur i’u referua kryeministrit Kurti.
“ Në fjalinë që ai thotë që herë pas here kemi edhe mosmarrëveshje por kjo ndodh mes miqve, do të thotë se ai këtu i referohet kryeministrit, nuk i referohet qytetarit sepse këto i ka me kryeministrin.
E mira e krejt kësaj është që keni arrit si emision debatesh me e përmbledh krejt debatin shterp”, deklaroi ajo.
Hajdari gjatë fjalës së saj përmendi edhe deklaratën e ambasadorin amerikan, Hovenier për të cilën tha se diskursi i tij u dha në formë miqësore, ashtu sikur edhe konsiderohet Kosova e afërt nga diplomatët amerikan.