Haziri: 19 nëntori kthimi i madh i LDK-së, ka ndodh tranzicion, ka reforma në parti

Aktuale

Haziri: 19 nëntori kthimi i madh i LDK-së, ka ndodh tranzicion, ka reforma në parti

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 22:36
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se ky subjekt politik e ka përballuar një tranzicion të suksesshëm.

Haziri thotë se më 19 nëntor LDK-ja bëri kthimin e madh, bashkë me një riorganizim.

“Në Kuvend të LDK-së unë kam qenë kandidati i vetëm që e kam zgjat dorën dhe kam dhënë premtimin publik, kam qëndruar afër deri në fund, nuk i ndërroj  qëndrimet edhe premtimin. LDK ka pasë fjalë edhe te opinioni, ‘pritne LDK-në ia tre-katër muaj, një vit, prisni dy vjet’, jo ne kemi arrit me përballu tranzicionin e suksesshëm. 19 nëntori është kthimi i madh i LDK-së, një rirreshtim. Ne duhet me punu ende”, tha ai.

Ai deklaroi se me bashkëpartiakët kanë pasur nevojë të punojnë “të mbyllur” përbrenda partisë.

“Më 19 nëntor Lumir Abdixhiku ka pru një rirreshtim – një riorganizim të brendshëm. Dhe reforma strukturore është prej njerëzve. Kur ndodhin këto zhvillet e mëdha janë traumatike edhe për LDK-në. Ka shumë strukturë në LDK, sepse jemi shumëzuar më shumë, kemi punuar pak mbyllur, sepse kemi pasur nevojë me punu për LDK-në”, shtoi ai.

Ndërkohë, Haziri tha se LDK-ja e ka pasur një histori interesante, pasi që për 35-vite liderët e saj kanë qenë bartës të shtetit dhe “nuk kanë pasur shumë kohë” me u marrë me strukturën politike të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat