Haziri: Korrigjimi i kufijve ide e vdekur për LDK-në

Aktuale

Haziri: Korrigjimi i kufijve ide e vdekur për LDK-në

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 22:39
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve për LDK-në është dhe ka qenë gjithmonë e vdekur.

Haziri, ka thënë se LDK-ja, nuk e ka pranuar asnjëherë dhe ka qenë konsistente në qëndrimin e saj për këtë çështje.

“Ka qenë prej fillimit e vdekur për LDK-në. Për Lutfi Hazirin i cili e ka ndarë mendimin prej LDK-së ka qenë diçka tjetër. LDK-ja nuk ka pranuar asnjëherë.

Ju e dini qëndrimi i LDK-së ka qenë ne e mirëkuptojmë Lutfi Hazirin edhe si nënkryetar i LDK-së sepse e ka veçuar qëndrimin e vet, por LDK-ja ka qenë konsistent”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat