Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punësuara

Aktuale

Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punësuara

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 23:20
Ferid Agani

Ferid Agani nga “Nisma për Familjen” ka njoftuar se Koalicioni AKR-PD – Nisma Qytetare janë në përgatitje të programit të fushatës zgjedhore.

Agani tha që njëra nga pikat kryesore të programit modern me koncepte liberale do të jetë edhe pushimi i lehonisë ku gruaja do të ketë pushim dy vite.

“ Kjo pjesë do të jetë pjesë e programit ekonomik elektoral dhe është duke u elaboruar. Jemi duke elaboruar një program ekonomik modern, me koncepte liberale. Por një ekonomi e hapur sociale, ku familja është në essence.

Ka me pasur pjesë specifike ku kanë me mbështet familjen si tërësi. Përfshirë edhe punësimin e gruas, pushimin e lehonisë, politikat sociale me I avancu për kujdesin ndaj fëmijëve. Pushimi i lehonisë dy vite”, tha Agani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat