Tahiri: Shkuam në SHBA për të dhënë argumente se pse Kosova duhet të jetë në NATO

Aktuale

Tahiri: Shkuam në SHBA për të dhënë argumente se pse Kosova duhet të jetë në NATO

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 00:01
Besnik Tahiri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimin e fundit të kësaj vizite, ai bashkë edhe me një delegacion të AAK-së e kishin në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Zëvendës Ndihmëssekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Për këto vizita, ka folur në një lidhje direkte në Klan Kosova, shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri.

Tahiri tregoj edhe arsyen e vizitës në ShBA.

“Kjo vizitë e kryetarit Haradinaj, ishte për të çuar një porosi më të qartë, më të saktë. Një porosi dhe një vizion dhe një argumentim strategjik se pse Kosova duhet të jetë në NATO”, tha Tahiri.

Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO ka rëndësi të veçantë në aspektin strategjik të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat