Blushi për arrestimin e Metës: Kosova është padyshim një nga çështjet kryesore

Aktuale

Blushi për arrestimin e Metës: Kosova është padyshim një nga çështjet kryesore

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 00:13
Ilir Meta

Tedi Blushi, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur në lidhje me arrestimin e Ilir Metës.

Ai u shpreh se njëra ndër arsyet kryesore për arrestimin e tij është çështja e Kosovës.

“Kam kontakte të vazhdueshme dhe madje kam një përshëndetje të veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është një porosi e veçantë prej tij, sepse kam pasur një komunikim vetëm pak orë para se ne të zhvillojmë këtë bisedë”.

“Është një nga arsyet, iu garantojë me fjalën time të nderit, që është një nga arsyet kryesore pse Edi Rama e ka burgosur politikisht Ilir Metën. Nuk ka asnjë asnjë provë, asnjë fakt. Kosova është padyshim një nga çështjet kryesore”, është shprehur Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat