Shala: UÇK-ja është simbol i lirisë, krenari dhe identitet kombëtar

Aktuale

Shala: UÇK-ja është simbol i lirisë, krenari dhe identitet kombëtar

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 00:25
Kadri Veseli dhe Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  është simbol i lirisë, krenari dhe identitet kombëtar.

Ai në Facebook ka postuar një fotografi me Kadri Veselin, Lulin e UÇK-së, duke thënë se kjo usjtri është projekti më madhor i shqiptarëve.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simbol i lirisë. Është krenari dhe identitet.

Është projekti më madhor i shqiptarëve në 100 vitet e fundit, kurorëzim i përpjekjeve ndër vite për liri e pavarësi të Kosovës”, ka shkruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat