Tahiri: Kosova është me fat që ka në krah një shtet si SHBA-të!

Aktuale

Tahiri: Kosova është me fat që ka në krah një shtet si SHBA-të!

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 08:32
Tahiri thotë se Amerika u krijua nga filozofia ndërsa vendet evropiane nga historia.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me fat që ka në krah një shtet e popull liridashës që na donë e mbështetë’ si Amerika.

Tahiri thotë se Amerika u krijua nga filozofia ndërsa vendet evropiane nga historia.

"Secila vizitë në Amerikë m'i konfirmon disa thënie se Amerika nuk u ndërtua mbi frikën, por u ndërtua mbi guximin, imagjinatën dhe vendosmërinë e pamposhtur për tu bërë vend e komb lider.

Përderisa vendet evropiane u krijuan nga historia, Amerika u krijua nga filozofia.

Nuk ka Amerikë liberale e as konservatore - ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është me fat që ka në krah një shtet e popull liridashës që na donë e mbështetë", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat