Qeveria e miraton nismën, marrëveshje me Turqinë në fushën e mbrojtjes - ja për çka bëhet fjalë

Aktuale

Qeveria e miraton nismën, marrëveshje me Turqinë në fushën e mbrojtjes - ja për çka bëhet fjalë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 08:55 Përditësuar në ora: 11:38 më 23.10.2024
Qeveria e Kosovës

ARKEP autorizon kompaninë botërore të internetit të ofrojë shërbime në Kosovë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka lëshuar autorizim të përgjithshëm për kompaninë Starlink, e cila ofron shërbime satelitore të qasjes në internet.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka theksuar se ky autorizim është hap i rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë.

Ai ka shtuar se Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mbarë botën në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve tjera të emergjencave kombëtare, dhe se autorizimi do të hap mundësi për qasje në internet në çdo lokacion të Kosovës.

“Këtë javë, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për kompaninë Starlink që ofron shërbime satelitore të qasjes në internet. Ky autorizim paraqet hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasje në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës. Starlink, ndër të tjerash, është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mbarë botën në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve tjera të emergjencave kombëtare”.

“Zhvillimi i sektorit i komunikimeve elektronike në vendit tonë do të vazhdojë mbi parimin e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës e në të mirë të bizneseve, institucione dhe secilit qytetar pa dallim. Komunikimet elektronike janë e drejtë e secilit qytetar, ato po ashtu janë mundësi e të bërit biznes për kompanitë tona dhe investitorë privatë të dëshmuar që vijnë nga shtetet tona mike”, tha Kurti.

Kosova me marrëveshje me Turqinë për kuotën e trajtimeve mjekësore për ushtarakët e FSK-së

Qeveria e miratoi një nismë për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se me këtë marrëveshje mundësohet rritja e kuotave për trajtimet mjekësore për ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në spitalet ushtarake të Turqisë.

“Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje, kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion, rritet nga 50 në 75 në vit.

Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake”, tha Kurti.

Kurti: Telekomin e nxorëm nga humnera, po e udhëheqim drejt zhvillimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Kosovë zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektronike po merr hov të ri. Madje tha se e kanë nxjerrë Telekomin nga humnera përmes mbështetjes me kredi.

“Në republikën tonë zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektronike po merr hov të ri. Në shkallë regjioni Kosova e ka përqindjen më të lartë të shtrirjes së rrjetit dhe shërbimeve të internetit në amvisëri dhe biznese. Duke e mbështetur me kredi operatorin publik e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit”.

“Telekomi i Kosovës në partneritet me gjigandët nga Suedia dhe Kroacia po i modernizon shërbimet e telefonisë mobile 4G dhe 5G në tërë vendin tonë. Pothuajse çdo ditë mund të shihni postime nga Telekomi  dhe ministria e Ekonomisë në lidhje me modernizimin e shërbimeve të Valës në komunat e vendit tonë anembanë përfshirë komunat veriore si rezultat i investimeve që po bëhen”.

“Këto investime përveçse po përmirësojnë shërbimet e operatorit tonë publik kanë prodhuar efekte pozitive edhe në sektorin privat, me çrast edhe operatori tjetër po e zgjeron shtrirjen e rrjetit të shërbimeve 5g. Nga kjo konkurrencë që po nxitet nga ndërmarrja publike padyshim që qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë në shërbime dhe në oferta. Falë këtyre zhvillimeve, Kosova po integrohet edhe më tej në hartën botërore të shërbimeve të internetit”. 

Themelohet Komiteti për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e Profesionistëve të Rinj” në kuadër të IPA 2018 e 2019

Qeveria e Kosovës në mbledhje e radhës ka miratuar Propozim-vendimin për themelimin e Komiteti Drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e Profesionistëve të Rinj” në kuadër të programeve IPA 2018 dhe IPA 2019.

Zv.kryeminitri Besnik Bislimi, tha se ky komitet ka për detyrë mbikëqyrjen, koordinimin dhe zbatimin e projektit.

Ai madje ka ftuar që të bashkohen edhe përqafues të zyrës së BE-së.

“Ky komitet ka për detyre kryesore mbikëqyrjen, koordinimin dhe zbatimin e projektit në përbërje nga zyra e kryeministri, MPB dhe MASHTI nga ana e Qeverisë ndërkaq ftohen për pjesëmarrës përfaqurës të zyrës së BE-së”.

“Komiteti drejtues i projekt ekziston në përbejnë që nga viti 2022 por rregullorja e re e parasheh që të ketë edhe vendim formal nga ana e Qeverisë”, ka thënë ai.

Qeveria ndan 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës

Qeveria ka ndarë 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës,.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo po bëhet më qwllim të promovimit të Kosovës dhe një perspektivë premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare.

“Me qëllim të promovimit të Kosovës dhe një perspektivë premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare, propozoj që të ndahen mjete buxhetore në vlerë 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës”.

“… mjetet propozohen që të ndahen nga buxheti i zyrës së kryeministri nën programin për promovim të vendit”.

Kurti: Jemi në proces të blerjes së objekteve të ambasadave në këto katër shtete

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se po blihen edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani e Kanada.

“Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë.

Pra, po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik”.

“Pas blerjes së objektit të Ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar, në Kroaci, Senegal dhe tash në Strasburg të Francës, në proces të blerjes janë objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada”.

Qeveria e miraton Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

Zv.ministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra, tha se ky Projektligj synon të përmirësoj menaxhimin e emergjencave dhe forcimin e sigurisë kombëtare.

“Ky Projektligj përfshin rolin e Agjencisë në menaxhimin e emergjencave në nivel kombëtar, përgatitjen dhe koordinimin e strukturave të shpëtimit dhe mbrojtjes si dhe bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e sigurisë civile”.

“Objektivi kryesor është të vendoset një kuadër ligjor për funksionim efikas të agjencisë së menaxhimit emergjent duke përmirësuar menaxhimin e emergjencave dhe forcimin e sigurisë kombëtare”.

Kurti: Plani i Rritjes për Ballkanin sjell 882.6 milionë euro për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e  Qeverisë ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt më 14 tetor në Berlin.

Kurti u shpreh se Republika e Kosovës është angazhuar që 10 vjet për procesin e Berlinit në mënyrë që atë ta kurorëzojmë suksesshëm siç edhe bëmë.

Kurti u shpreh se Procesi i Berlinit ka afruar vendet e rajonit me njëra tjetrën dhe të gjitha së bashku me Bashkimin Evropian.

“Në Berlin kemi nënshkruar marrëveshjen e pestë në tri samitet e këtij procesi, ndërkohë që paralajmëruam vendimin për ti dhënë fund pritjes gati dy vjeçare që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar po ashtu në Berlin, duke u mundësuar kështu qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës që të udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë nga 1 janari 2025”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjeve tjera që u bënë në Berlin.

“Marrëveshja e re për qasje në arsimim e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor, është vazhdimësi e marrëveshjes së njohjes reciproke të diplomave për institucionet e arsimit të lartë. Nënshkruam deklaratën për Tregun e Përbashkët Rajonal 2024-2028 dhe miratuam planin e ri të veprimit që është shtyllë e planit të rritjes për Ballkanin nga i cili Republika jonë përfiton 882.6 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se veprimet e këtij plani janë të orientuara drejt avancimit të katër lirive, krijimi i mjedisit të favorshëm për biznese, zhvillimit të kapitalit njerëzor, digjitalizimit dhe inovacionit.

Kryeministri përmendi edhe nënshkrimin e tri marrëveshjeve tjera: Deklaratën mbi Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit Rajonal, Deklaratën mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të Investimeve të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor dhe Deklaratën mbi Aneksin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit.

Kurti e quan të suksesshëm samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të suksesshëm samitin e javës së kaluar të Procesit të Berlinit.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se Procesi i Berlinit po afron vendet e rajonit me njëri-tjetrin.

Ai përmendi edhe vendimin për heqjen e regjimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën nga 1 janari 2025.

Krahas këtyre, Kurti nënvizoi modernizimin e shërbimeve në Telekom.

Derisa e quajti lajm të mirë ardhjen e Starlinkut në Kosovë.

Në 10:00 mbahet një mbledhje e Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Detaje tjera për mbledhjen nuk u japen.

Kryeministri pritet të iu adresohet ministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat