Kosova me marrëveshje me Turqinë për kuotën e trajtimeve mjekësore për ushtarakët e FSK-së

Aktuale

Kosova me marrëveshje me Turqinë për kuotën e trajtimeve mjekësore për ushtarakët e FSK-së

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 11:24
Ilustrim

Qeveria e miratoi një nismë për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se me këtë marrëveshje mundësohet rritja e kuotave për trajtimet mjekësore për ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në spitalet ushtarake të Turqisë.

“Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje, kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion, rritet nga 50 në 75 në vit.

Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat